John Terry ka zbuluar se Rob Woollaston ishte talenti më i madh që kishte parë ndonjëherë te Chelsea, mirëpo kishte dështuar të përmbushë potencialin e tij.
Legjenda e The Blues kishte luajtur me shumë lojtarë të talentuar në Stamford Bridge, mirëpo Woollaston ishte i panjohur për tifozët.
Mesfushori kishte shansin që të luante në skuadrën e parë kur trajner ishte Ruud Gullit në vitit e 90’ta, por Terry ka sqaruar se ai kishte vështirësi të ambientohej në skuadrën e parë.
“Talenti më i madh që kam parë te Chelsea? Padyshim një djalosh i quajtur Rob Woollaston”, ka thënë ai.
“Ai ishte disi si mesfushor krahu, kishte shumë cilësi. Ende e njoh Robin, por psiqikisht ai nuk ia doli që të shtynte vetën përpara”.
“Ishte ftuar që të stërvitje me skuadrën e parë në moshën 17-vjeçare dheja doli mirë në fillim , derisa Gullit i kishte thënë se ai do të luante disa ndeshje me skuadrën e parë nëpër kupa”.
“Ditën tjetër, ai telefoni trajnerin dhe i tha se ishte i sëmurë. Të gjithë mbetëm të befasuar, pasi ishte shani i artë për të dhe ai e kishte bërë të njëjtën gjë tre herë, pasi dukej se nuk ishte i gatshëm psiqikisht të luante për skuadrën e parë”, ka shtuar më tej Terry.
Anglezi kishte kaluar 19 vite duke luajtur për Chelsean dhe kishte fituar një numër të madh të trofeve. /Telegrafi/