Telegrafi

John Terry rikthehet te Chelsea

John Terry zyrtarisht është rikthyer te Chelsea, pas disa vitesh.

Legjenda anglez kishte kaluar te Aston Villa si lojtar/ndihmëstrajner, duke u zhvendosur më pas në rolin e të fundit.

Por, Chelsea ka vendosur që Terry të jetë sërish pjesë e tyre, ndërsa tani do të punojë me akademinë e klubit.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe ish-mbrotësi përmes rrjeteve sociale.

“Jam i lumtur të njoftoj se po kthehem në shtëpi dhe kam marrë një rol konsulence @ChelseaFC akademi. Përveç dhënies së sesioneve të stërvitjes në terren, unë do të përfshihem në diskutimet e stërvitjes dhe mentorimin e lojtarëve të akademisë sonë”, ka shkruar Terry. /Telegrafi/