Telegrafi

John Terry merr licencën për trajner – përgatitet për profesionin e ri në futboll

John Terry ka konfirmuar se është licencuar për të ushtruar profesionin e trajnerit.

Legjenda e Chelsea është aktualisht ndihmës trajner te Aston Villa, mirëpo shumë shpejtë tifozët mund ta shohin atë duke drejtuar ndonjë skuadër.

Terry po punon me Dean Smith te skuadra angleze, derisa u pensionua nga sporti më i shikuar në botë në vitin 2018.

“Unë jam i kënaqur që kam përfunduar licencimin tim në Pro @uefa_official dhe FA @england”, ka shkruar si në Instagram.

“E kam dashur dhe shijuar këtë udhëtim, ku kam takuar dhe mësuar nga disa njerëz të mëdhenj gjatë kursit”.

 

“Një falënderim i madh për të gjithë stafin e FA të cilët kanë qenë të shkëlqyeshëm në mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës”, thuhet më tej.

Terry tashmë është i njoftuar me punën e trajnerit, duke qenë nga afër skuadrës së Aston Villës dhe duke ushtruar paksa punën e strategut. /Telegrafi/