Telegrafi

John Terry interesohet për blerjen e një pjese të aksioneve te Chelsea – ky është qëndrimi i Todd Boehly

John Terry dhe partnerët e tij janë duke studiuar mundësinë për të blerë një pjesë të aksioneve te Chlesea, kanë raportuar mediat angleze.

Ish-kapiteni i Chelseas dëshiron të bëjë një ofertë për 10% të aksioneve të klubit.

Kjo do të përfshinte edhe investimin nga ana e tifozëve, nëpërmjet platformës teknologjike PrimaryBird, e cila është krijuar për të ndihmuar grupet e investitorëve për të blerë aksione në kompani.

Terry ishte pjesë e një grupi që e humbi garën për të blerë Chelsean vitin e kaluar, kur kompania e Todd Boehly e kompletoi marrëveshjen për një shumë prej 2.5 miliardë dollarëve, duke përfshirë edhe 1.75 miliardë tjera shtesë.

Lexo po ashtu Chelsea po luan një lojë shumë të rrezikshme me FFP - mund të rrënohet gjithçka mbi ta

Boehly besohet se është i gatshëm për të investuar, pasi po shikon për të rritur fondet të cilat do ia mundësonin realizimin e disa projekteve të mëdha si, stadiumin e ri, rinovimin e qendrës stërvitore, e shumë tjera.

Boehly ka shpenzuar më shumë se 1 miliardë euro që kur mori ne duar frenat e klubit londinez vitin e kaluar. Transferimi i fundit nga Chelsea është Cole Palmer i cili erdhi nga rivali Manchester City./Telegrafi/