Telegrafi

John Terry: Chelsea është mirë edhe pa mua

John Terry beson se ekipi londinez mund t’ia dalë në vitet në vijim edhe pa ndihmën e tij.

Cahill ka marrë pozitën e Terryt si startuez, teksa kapiteni i klubit ka luajtur më rrallë këtë sezon ku u fitua titulli.

“Chelsea do të jetë mirë edhe pa mua. Njerëzit sikur Cahill, Cesar dhe Cesc janë me karakter të madh”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Chelseat

“Ata do të jenë mirë, mendjo se është me rëndësi sepse njerëzit do të thonë se nëse ata nuk bëjnë mirë aëtherë është për shkak se mungoj unë”.

“Harrojeni, koha ime ka marër fund, tash është koha për gjeneratë të re dhe të fitojmë gjëra në baza të vazhdueshme dhe të vazhdojmë të fitojmë për këtë klub. Kur unë do të shkoj, do të jetë një e shkuar. Shpresoj se do të kthehem në një farë roli të caktuar, por të shohim çka ndodh”, deklaroi Terry. /Telegrafi/