Telegrafi

John Prine vdes në moshën 73-vjeçare nga coronavirusi

John Prine, një nga artistët më me ndikim në muzikën popullore dhe ‘country’ ka vdekur në moshën 73-vjeçare pas një beteje me coronavirusin, ka thënë familja e tij për Associated Press.

Ai vdiq në Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt në Nashville, ku ishte shtruar në spital muajin e kaluar.

Më 29 mars, familja e Prines ndau një fotografi të tij në gjendje kritike teksa ishte vendosur në një ventilator dhe po kurohej rreth COVID-19.

John Prine (Foto: Scott Dudelson/Getty Images)

“Ky është një lajm i rëndë për neve të ndajmë me ju”, ka thënë familja e Prine në një deklaratë. “Por, shumë prej juve e kanë përkrahur John ndër vite, ne dëshironim të ju njoftojmë, dhe të ju japim mundësinë të na dërgoni më shumë dashuri dhe përkrahje edhe këtë kohë. Ne ju duam juve, po ashtu edhe John”.

Menaxherja dhe gruaja e Prine, Fiona Whelan Prine në fillim të muajit mars tregoi se ka rezultuar pozitive me coronavirus. Ajo tha se çifti ishte në karantinë dhe i izoluar nga njëri-tjetri.

Prine më parë kishte luftuar me kancerin dy herë. Kohët e fundit, ai u diagnostikua me kancer të mushkërive në 2013 dhe i ishte hequr një pjesë e mushkërive.

Operacionet ndikuan në zërin e tij, por Prine vazhdoi të bënte muzikë dhe të udhëtonte.

Para fillimit të virusit, ylli amerikan kishte shfaqje të planifikuara në maj dhe një turne veror të planifikuar.

John Prine (Foto: Getty Images/Guliver)

John po ashtu fitoi Grammy-in e tij të parë për albumin “The missing years” të publikuar në vitin 1991.

I njëjtë ka lënë pas vetes gruan e tij, Fiona Whelan, dhe dy djemtë Tommy dhe Jack. /Telegrafi/