Telegrafi

John Mayer shihet në darkë me aktoren Kiernan Shipka, nxiten dyshimet për një romancë mes tyre

Artisti i njohur amerikan, John Mayer, u pa duke darkuar me aktoren shumë më të re në moshë,  Kiernan Shipka në Giorgio Baldi të Santa Monicas të dielën (6 nëntor).

Krijuesi i hitit “The Your Body Is a Wonderland” 45 vjeç u pa i veshur me një xhaketë të zezë mbi një këmishë ngjyrë ulliri dhe pantallona gri, gjatë darkës katër-orëshe me 22-vjeçaren.

Ndërkohë aktroja e re, e cila fitoi famë si një yll fëmijësh në dramën e vlerësuar me çmime “Mad Men”, dukej elegante si kurrë më parë me një pallto gri të sofistikuar për daljen, shkruan DailyMail.

Këngëtari zemërthyer e ka finalizuar ‘look’-un e tij me një palë atlete të bardha dhe është parë duke mbajtur celularin në dorë.

Ylli i ri – më i njohur për rolin e saj si vajza e personazhit kryesor Don Draper, Sally Draper, në hitin “Mad Men” të AMC – përshtati pamjen e saj me një zinxhir argjendi rreth qafës dhe një çantë të zezë në dorë.

Ajo dukej se kishte shkuar pa grim për darkë, duke lënë të shkëlqejë bukuria e saj natyrale.

Dyshja – të cilët kanë 23 vjet diferencë në moshë – mbërritën në restorantin italian dhe darkuan në ambientet e shkëlqyera për katër orë, sipas të pranishmëve.

Burime të restorantit raportuan se në një moment këngëtari filloi të këndonte për Kiernanit pasi kishte pirë disa pije.

Ata të dy u larguan rreth orës 12 të mesnatës veçmas disa minuta pas njëri-tjetrit me automjetet e tyre.

Megjithatë, një burim pretendon se makinat e tyre u tërhoqën në anë të rrugës dhe Kiernan u fut në atë  të Johnit.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja dalin së bashku. Në shkurt të këtij viti ata u panë duke ndarë një përqafim në ambientet e hotelit Sunset Tower.

Për më shumë se dy vjet Kiernan ka qenë i lidhur me regjisorin Christian Coppola.

Në të kaluarën Kiernan ka qenë gjithashtu në lidhje me modelin Charlie Oldman, babai i të cilit është aktori fitues i çmimit “Oscar”, Gary Oldman.

Ndërkohë, historia e takimeve të John përfshinë emra të famshëm si Jennifer Aniston, Taylor Swift, Jessica Simpson dhe Jennifer Love Hewitt. /Telegrafi/