Aktori i njohur amerikan John Malkovich, ka njoftuar se në Shkup do të xhirohen filma hollivudian, menjëherë pasi të ndërtohet studio filmike në qytetet në kuadër të projektit “Parku teknologjik Shkup”.
“Dua t’i përshëndes miqtë e mi në Maqedoni dhe t’iu them se jam i kënaqur që do të bashkëpunojë me kolegët profesionistë si D.V Mafet dhe Met Dillon në krijimin e studios filmike, muzikore dhe mediatike të kalibrit të hollivudit, me certifikatë për ndërtim ekologjik në Shkup. Studio e parë e llojit të tillë në të gjithë Ballkanin”, tha John Malkovich për RTVM.
Ai njoftoi se menjëherë do ta vizitojë Shkupin, pasi Qeveria ta miratojë projektin “Parku teknologjik Shkup”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kemi vendosur që projektin ta quajmë ‘Stonebridge Studio’ për nderë të kulturës së pasur dhe historisë së mrekullueshme të popullit të Maqedonisë”, tha Malkovich.
Ai tha se si ballkanas me prejardhje, i kushton rëndësi të veçantë këtij projekti.
“Jemi të emocionuar jo vetëm sepse do të punojmë dhe xhirojmë filma të Hollivudit në Shkup, por do të ndihmojmë në forcimin e mëtejshëm të filmit ballkanik, si dhe komunitetit të muzikës dhe artit në çdo mënyrë të mundshme. Unë besoj fuqishëm se projekti do të jetë i një rëndësie vendimtare për vendin dhe rajonin”, tha Malkovich.
Këto ditë ai qëndron për vizitë në Serbi, ku sonte në Felix Romuliana, një lokacion romak afër Zajeçarit, do të luajë në shfaqjen “Komedi infernale – rrëfimet e një vrasësi serial”./Telegrafi/