Site icon Telegrafi

John Lennon – ylli më i madh i rokut

Këngëtari, i cili u vra në vitin 1980, ka kryesuar një sondazh në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 160.000 lexues, duke dalë përpara ish-frontmenit të “Oasis”, Liam Gallagher, i cili u rendit i dyti.

Në vend të tretë gjendet David Bowie, ndërsa pesë vendet e para përmbyllen nga ylli i “Arctic Monkeys”, Alex Turner dhe ikona e ndjerë e “Nirvana”, Kurt Cobain.

Në dhjetë vendet e para të listës “Nme Ultimate Musical Icon”, përfshihen edhe kitaristi legjendar, Jimi Hendrix (në vend të shtatë) dhe ish-anëtari tjetër i “Oasis”, kitaristi Noel Gallagher (në vend të nëntë). /Telegrafi/

Exit mobile version