Artisti i njohur John Legend dhe Chrissy Teigen janë pa diskutim çifti ideal i një martese të përkyer.
Ndonëse të rrethuar nga fama, dhe mediet që vazhdimisht duan të marrin vëmendjen e tyre, ata arrijnë që të kenë një martesë të lumtur dhe pa komplekse.
Por cili është çelësi i kësaj martese të suksesshme?
John Legend është treguar i mirë me ndjekësit e tij, ndaj dhe ka vendosur të ndajë me ta disa këshilla, për të treguar se si arrihet një martesë e lumtur:
* Gjetja e balancës mes të qenit ambicioz dhe të mbështesësh njëri-tjetrin në atë që gjithsecili bën.
* Të mos mërzitesh, edhe pasi keni kaluar shumë vite bashkë.
* Të kuptosh depresionin pas lindjes.
* Nëse thua shumë herë ‘jam i zënë’, atëherë kjo do të thotë që nuk ke interes.
* Një ish e dashur, duhet të jetë thjesht e kaluara jote.
Janë këto këshillat që iu prezanton i madhi John Legend. /Telegrafi/