Site icon Telegrafi

John Legend shihet për herë të parë pas ngjarjes tragjike të abortit spontan të gruas së tij

John Legend u pa për herë të parë që nga lajmi tronditës se ai dhe Chrissy Teigen kishin humbur djalin e tyre të vogël Jack, në gjysmën e shtatzënisë.

Këngëtari 41-vjeçar – emri i vërtetë i të cilit është John Roger Stephens – u pa me disa qese ushqimesh në Bristol Farms në Los Angeles të mërkurën.

Legjenda e muzikës mbante dy çanta ushqimore në qese prej letre, ndërsa ecte për tek vetura e tij luksoze e zezë, shkruan DailyMail.

Kjo paraqitje e tij erdhi vetëm një ditë pasi gruaja e tij, Chrissy njoftoi se kishin humbur fëmijën e tyre, disa ditë pasi ajo u shtrua në spital për shkak të një gjakderdhjeje të fortë.

Modelja, 34 vjeçare, ndau lajmin tronditës me një postim të gjatë dhe një serë imazhesh në rrjetet sociale të mërkurën në mbrëmje, duke thënë se djali i tyre i vogël, Jack, ka vdekur pas ‘kaq shumë ndërlikimesh’.

Chrissy shkroi në postimin e saj: “Ne jemi të tronditur dhe në llojin e dhimbjes së thellë për të cilën dëgjoni vetëm, llojin e dhimbjes që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë. Ne nuk ishim në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim foshnjës sonë lëngjet që i duheshin, pavarësisht qeseve dhe transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk ishte e mjaftueshme”.

Postimi shkatërrues përfshinte pesë fotografi bardhë e zi të bëra në spital, duke treguar Chrissy-n duke qarë në shtratin e saj, si dhe një pamje që tregon atë dhe John me foshnjën e tyre të abortuar.

Ai ishte fëmija i parë i çiftit i konceptuar pa IVF. /Telegrafi/

Exit mobile version