Telegrafi

John Legend me performancë emocionale në “Billboard Music Awards 2020”, i kushtohet gruas së tij, Chrissy Teigen pas humbjes së foshnjës

John Legend është shfaqur për herë të parë në një skenë që kur njoftoi humbjen e fëmijës së tij të tretë, duke performuar drejtpërdrejt në “Billboard Music Awards 2020”.

41-vjeçari i kushtoi performancën emocionale gruas së tij, modeles dhe prezantueses Chrissy Teigen, përmes këngës “Never Break”.

Çifti njoftuan humbjen e djalit të tyre të vogël, të cilin ata e kishin quajtur Jack, në fillim të këtij muaji në Instagram me një seri fotografish bardh e zi në spital.

John Legend (Foto: Sky News)

Teigen, 34 vjeçre, u tha fansave se të dy ishin ‘të tronditur’ dhe në ‘dhimbje të madhe’ pasi pësuan abortin.

I veshur tërësisht në të bardha në një piano në Teatrin ‘Dolby’ në Los Angeles, Legend parapriu shfaqjen e tij duke thënë: “Kjo është për Chrissy”.

Balada, nga albumi i tij “Bigger Love” i vitit 2020, përfshin tekstin e këngës: “Unë nuk jam i shqetësuar për ne dhe nuk kam qenë kurrë. Ne e dimë se si përfundon historia. Ne kurrë nuk do të ndahemi”.

Chrissy Teigen (Foto: Instagram)

Ceremonia e ndarjes së çmimeve, me nikoqire Kelly Clarkson, fillimisht do të mbahej në prill, por është shtyrë për shkak të coronavirusit.

Duke prezantuar këngën e Legend, Clarkson tha: “Ai dhe Chrissy të dy kanë këtë mënyrë të ngrohtë për të na ftuar në botën e tyre”.

“Zemra ime – padyshim që të gjithë zemrat tona – ju drejtohemi të dyve në këtë kohë shumë të vështirë. Dhe unë jam mirënjohëse që vazhdoni të ndani pozitivitetin dhe talentin tuaj me të gjithë ne”.

Pas performancës, ajo e quajti këngën e Legend ‘shumë të veçantë’ dhe tha se ishte momenti ‘më i preferuar i kësaj nate’. /Telegrafi/

John Legend (Foto: People)