Site icon Telegrafi

John Legend kërkoi ndarjen nga gruaja vite më parë

Chrissy Teigen është e martuar me këngëtarin John Legend (Getty Images)

John Legend dhe Chrissy Teigen njihen për romancën e tyre të cilën asnjëherë nuk e kanë fshehur.

Ata konsiderohen si çifti më i bukur në skenën ndërkombëtare të shoubizit, po ashtu edhe çifti më stabil.

Megjithatë, edhe pse Legend i ka kënduar shumë herë dashurisë së tij, ai ka pranuar se ka pasur edhe kriza.

Në një prononcim për The Guardian, ai ka pranuar se ka pasur edhe telashe.

“Unë kam qenë i stresuar dhe i zënë. Kam kërkuar të jem i lumtur i vetmuar, por ajo nuk më lejoi të largohem”, tha Legend.

John Legend dhe Chrissy Teigen janë në lidhje tash e 10 vjet.

John dhe Chrissy u martuan në Itali në vitin 2013 dhe kanë një fëmijë.

Hiti më i madh i John Legend është pikërisht dedikimi për njeriun e tij të jetës i titulluar “All of Me”. /Telegrafi/

Exit mobile version