Telegrafi

John Legend fotografohet duke ndihmuar një të pastrehë teksa shëtit në rrugët e Los Angelesit

John Legend (Foto nga Emma McIntyre/Getty Images for The Recording Academy/Guliver)

Këngëtari John Legend ka dalë jashtë shtëpisë së tij për të shëtitur në rrugët e Hollywoodit në Los Angeles.

Ai është parë duke i dhënë 10 dollarë një burri të pastrehë ndërsa ka bërë një pushim nga vetizolimi, gjë që i ka bërë të largojë mendjen nga kriza botërore shkruan Daily Mail.

Së fundmi, John dhe bashkëshortja e tij Chrissy Teigen janë duke u izoluar në shtëpinë e re në Los Angeles të Kalifornisë

Krijuesi i hitit “All Of Me” ka vendosur edhe maskën mbrojtëse për të parandaluar infektimin nga pandemia coronavirus. Me një fotografi të shkrepur rastësisht, ai është parë me një bluzë të zezë të kombinuar  dhe një palë pantallona të shkurtra.

Së fundmi, ai u shfaq me shumë yje të tjerë në koncertin virtual “One World: Together At Home”, duke performuar së bashku me Sam Smith. /Telegrafi/