Site icon Telegrafi

John Kerry takon presidentin rus javën e ardhshme për zgjidhjen e konfliktit sirian

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry pritet të vizitojë Moskën javën e ardhshme, ku do të ketë edhe një takim me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin si dhe me homologun e tij, Sergei Lavrov.

Tema kryesore e bisedimeve do të jetë zgjidhja e konfliktit të Sirisë, ku theksoi se do të diskutohet “për mënyrat se si mund ta lëvizim përpara në mënyrë efektive procesin politik, si dhe të përfitojmë nga kjo situatë”.

Rusia vendosi një ditë më parë të tërheqë pjesën kryesore të trupave të saj nga Siria, çka sipas sekretarit amerikan, do të thotë se bisedimet për paqe kanë arritur në një stad tjetër.

“Situata në vendin e shkatërruar nga lufta ka arritur në një fazë shumë të rëndësishme. Ky moment duhet shfrytëzuar, e jo humbur”, tha Kerry.

 

Exit mobile version