Telegrafi

John Goodman dhe Vera Farmiga luajnë në filmin “Captive State”

Është publikuar paraqitja e re e shkurtër e filmit fantastiko-shkencor, “Captive State”, në të cilin rolet kryesore i luajnë John Goodman dhe Vera Farmiga.

Filmi sjell ngjarjen e vendosur në Chicago, pas okupimit nga fuqitë jashtëtokësore.

Si shkruan në përshkrimin e filmit, “Captive State” kërkon jetë nga të dyja anët e luftës, edhe bashkëpunëtorë edhe disidentë.

Regjinë e filmit e ka bërë Rupert Wyatt, ndërsa skenarin e ka shkruar së bashku me Eric Beeney.

Sipas kritikëve të filmit, “Captive State” është një realizim interesant i karaktereve të gjalla.

Krahas Goodman dhe Farmiga, pjesë e këtij filmi janë edhe Machine Gun Kelly, Madeline Breëer, James Ransone, Alan Ruck dhe shumë të tjerë.

Premiera e “Captive State” është caktuar për 29 mars 2019 në Amerikë dhe më pas do të nisë shfaqja nëpër vendet tjera. /Telegrafi/