Site icon Telegrafi

John Galliano rikthehet në botën e modës

John Galliano, ish-stilisti i markës Christian Dior, do të rikthehet së shpejti në botën e modës. Mësohet se Galliano është përzgjedhur nga drejtuesit e Maison Martin Margiela për të dizanjuar koleksionin e tij të ardhshëm.

Naomi Campbell ka qenë ndër të parat që e ka përgëzuar stilistin për këtë rikthim, nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram.

Galliano u largua në vitin 2011 nga Christian Dior, sepse u arrestua pasi kërcënoi dhe ofendoi një çift në një lokal në Paris, sepse vajza ishte hebreje dhe djali aziatik. /Telegrafi/
 

Exit mobile version