Telegrafi

John Cleese do të braktis Britaninë e Madhe: Fitoi kryeministrja e korruptuar në rastin “Leveson”

MELBOURNE, AUSTRALIA - MARCH 21: In this handout photo, Fawlty Towers creator and co-writer, John Cleese, introduced the media to Stephen Hall, who will play the role of Basil Fawlty and Blazey Best as Sybil Fawlty in the world premiere tour of Fawlty Towers-Live on stage at Park Hyatt Hotel on March 21, 2016 in Melbourne, Australia. Details of the full cast will be announced soon. (Photo by James Morgan/Getty Images)

John Cleese pritet të largohet nga Britania e Madhe pasi deputetët vendosën të mos shkojnë përpara me fazën e dytë hetimeve të “Levesonit”.

Para një votimi të rëndësishëm të deputetëve rreth rregullores për Mbrojtjen e të Dhënave të Qeverisë, humoristi tha se do të largohet pasi që fitoi “kryeministrja e korruptuar”.

Të mërkurën, deputetët votuan për të mos ndryshuar rregulloren për hetimin e të ashtuquajturit rasti “Leveson”.

John Cleese (Getty Images)

Pas votimit, Cleese, një përkrahës i shquar i grupit të fushatës së “Hacked Off”, i cili bën thirrje për një rregullim më të madh për shtyp, la të kuptohet se do të largohet nga Londra.

Duke reaguar ndaj votimit në Twitter, sekretari i kulturës Matt Hancock përshëndeti rezultatin si “një ditë e madhe për lirinë e shtypit”.

Ish-udhëheqësi i punës, Ed Miliband, i cili kishte bërë lëvizje për ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave, tha “Shumë të zhgënjyer për viktimat e piraterisë së telefonit dhe abuzimit në shtyp se nuk kemi fituar votën për Leveson 2”.

Theksojmë se Sir Brian Leveson u caktua në vitin 2011 për të mbikëqyrur hetimin rreth skandalit të përgjimit të telefonave. /Telegrafi/