Telegrafi

John Cena nuk dëshiron të bëhet me fëmijë

Pak kohë pas fejesës Nikki Bella ka thënë se ajo dhe superstar i WWE John Cena nuk kanë asnjë plan për tu bërë me fëmijë.

Ajo ka thënë për TMZ se është John ai që nuk dëshiron të bëjë fëmijë për momentin.

E pyetur nëse në të ardhmen do të ketë ndonjë fëmijë, ajo është përgjigjur “Ma kanë bërë këtë pyetje shumë herë, dhe më lini t’iu them. Jo, nuk do të ketë. John nuk dëshiron fëmijë, kështu që ne nuk do të kemi fëmijë.”

Lexo po ashtu John Cena ulet në gjunjë para 70 mijë njerëzve dhe i propozon martesë të dashurës (Foto/Video)

Mbrëmjen e së dielës, John iu ul në gjunjë për ti propozuar së dashurës së tij Nikki në ringun e WrestleMania, përpara të gjithë fansave të tij. /Telegrafi/