Site icon Telegrafi

John Cena dhe Shay Shariatzadeh martohen në një ceremoni në Vancouver

John Cena dhe gruaja e tij, Shay Shariatzadeh, u martuan për herë të dytë në Vancouver të premten.

45-vjeçari dhe 33-vjeçarja fillimisht u martuan më 12 tetor të vitit 2020 në zyrën e një avokati në Tampa, Florida.

Pasi pandemia i vonoi planet e tyre, ata më në fund ishin në gjendje të ecnin me njëri-tjetrin përpara të pranishmëve.

Foto: Film Magic

Dyshja u martuan në The Vancouver Club në Kanada me familjen dhe miqtë, raportoi TMZ.

Përveç që Kanadaja është vendi ku Shay u rrit, është edhe vendi ku u takuan nusja dhe dhëndri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga John Cena

Të njëjtit filluan lidhjen në mars të vitit 2019, ku ylli i WWE-së ishte në xhirime të “Playing With Fire”.

John Cena martohet me partneren e tij, Shay

Në fillim të këtij viti, ylli i “Suicide Squad” kishte folur me Drew Barrymore nëse dëshironte të kishte fëmijë.

“Është punë e vështirë. Është punë e vështirë për të balancuar kohën, më duhet të drejtoj veten si duhet. Është punë e vështirë të jem partneri dhe burri më i mirë për gruan time të dashur”, tha Cena.

John Cena martohet me partneren e tij, Shay

“Është e vështirë të mbaj lidhje me ata që dua. Dhe është gjithashtu e vështirë të bësh një punë të ndershme”. /Telegrafi/

Foto: Film Magic
Exit mobile version