Telegrafi

John Cena dhe Nikki Bella zhvishen tërësisht nudo për të festuar 500 mijë abonuesit e tyre në YouTube (Foto, +18)

Ka pak kohë që ai është ulur në gjunjë në mes të ringut për t’i propozuar martesë të dashurës së tij.

John Cena së fundmi guxoi dhe u shfaq nudo me të fejuarën e tij Nikki Bella në një video në rrjetet sociale, për të festuar shifrën prej 500 mijë abonuesve në kanalin e tyre zyrtar në YouTube.

John Cena dhe e fejuara e tij Nikki Bella festojnë 500 mijë abonues në kanalin YouTube.

33 vjeçarja arriti të marrë partnerin e saj, dhe të zhvishen komplet para kamerës.

Megjithëqë deklaroi se nuk ishte një ide e mirë, mundësi 39 vjeçar me trupin e palestruar, u bë aktor, dhe pranoi të bënte këtë sakrificë me gruan e tij.

Lexo po ashtu John Cena ulet në gjunjë para 70 mijë njerëzve dhe i propozon martesë të dashurës (Foto/Video)

Bella nisi videon duke veshur vetëm një mantel të kuq dhe duke thënë: “Ne jemi gati për një festë të madhe, na vjen keq që u zhveshëm, por u deshën disa ditë kohë që të bindem për ta bërë këtë gjë”.

John Cena dhe Nikki Bella filluan të zhvishen para kamerës për të festuar shifrën e 500 mijë abonuesve në YouTube.

Ndërsa një nga pjesëtarët e stafit të John u shpreh: “Unë ende mendoj se kjo nuk është një ide e mirë.”

Por e fejuara e tij nuk u tërhoq: “Jo, kjo është një ide shumë e mirë, sepse morëm edhe gjysmë milionë abonentë, kështu që ne jemi të gatshëm t’i japim shfaqje të gjithëve’.

Lexo po ashtu Boksieri i famshëm Tyson Fury thotë se po e shet spermën e tij për 50 mijë funte (Foto)

Ndërsa John u përpoq të kundërshtonte, e fejuara e tij i tha: “Mbylle dhe hiqi rrobat”. Çifti më pas u zhveshën tërësisht duke mjegulluar vetëm pjesët e tyre intime.

Çifti John Cena dhe Nikki Bella zhvishen tërësisisht në video duke mjegulluar vetëm pjesët intime.

Natyrisht jo aq i shqetësuar, ndërsa i zhveshur John me gëzim e valle, kërcente bashkë me partneren e tij.

Ai me një buzëqeshje u shpreh: “Unë mendoj se tubi im është në YouTube”.

Lexo po ashtu John Cena nuk dëshiron të bëhet me fëmijë

Ndërsa Nikki më pas vazhdon të shprehet: “Unë mendoj se gjithçka e imja është tani në YouTube”. /Telegrafi/