Menaxhmenti i John Boyega ka mohuar raportimet se aktori i njohur i “Star Wars”, la xhirimet e filmit “Rebel Ridge” në fillim të këtij muaji pa i treguar askujt.
Thashethemet nisën pas largimit të Boyega nga Louisiana në Angli, por që u njoftua se kishte të bënte me disa arsye familjare.
Sidoqoftë, lajmet e fundit kanë vënë në dyshim këto pretendime, duke thënë që arsyet e Boyega për largimin kishin të bënin më shumë me produksionin.
Filmi ndërkohë u vonua për më shumë se një vit për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Një përmbledhje e filmit ende nuk është publikuar, por ajo që dihet deri më tani është i zhanrit aksion që synon padrejtësisë shoqërore të Amerikës.
John ishte ndër protagonistët kryesorë në film së bashku AnnaSophia Robb dhe Don Johnson.
Duke përmendur arsyet familjare, artisti e bëri të qartë se ai nuk do të kthehej më. Aktualisht, ende nuk dihet se kush do të interpretohet në rolin e dikurshëm të Boyega.
Nga ana tjetër, akoma nuk është bërë një deklaratë publike e 29 vjeçarit lidhur me këtë.
Duket se ka një shtysë për të mësuar saktësisht pse u largua, por siç ai tashmë ka deklaruar se arsyet familjare e çuan atë të merrte vendimin, çështja nuk duhet thelluar.
Është e sigurt të thuhet se fansat po mendojnë për të dhe familjen e tij në këtë kohë dhe janë duke pritur me padurim për projektet e tij të ardhshme. /Telegrafi/