Telegrafi

John Belushi do të ishte 71 vjeç, jeta dhe karriera e yllit shqiptar

John Belushi (Foto: mentalfloss)

John Belushi sot (24 janar) do të festonte ditëlindjen e 71-të. Por, aktori dhe këngëtari shqiptar me famë botërore vdiq në moshën 33 vjeçare në vitin 1982.

Ylli, i cili mori famën me komedinë “The Blues Brothers”, fillimet e suksesit të tij në art, i pati në filmin e tij të parë “Animal House”. Një nga paraqitjet e tij të fundit, ishte roli i tij në një serial humoristik “Police Squan”.

Belushi lindi në Chicago. Ishte djali i Agnes Belushi, shitëse nga brezi i parë i shqiptaro-amerikanëve, dhe Adam Belushi (lindur në 1919), një emigrant shqiptar që ishte punonjës në një restorant. Mbiemri i familjes gjatë emigracionit ishte Bellios.

Vëllai i tij, aktori Jim Belushi (Foto: John W. Ferguson/Getty Images/Guliver)

Belushi i vogël u rrit në kishën ortodokse shqiptare e më pas jashtë në Wheaton, ku bëhet pjesë e skuadrës së futbollit. John aty ndjek dhe Universitetin e Winscosin-Whitewater dhe Coolege of DuPage afër Chicagos.

Pjesë e botës së aktrimit, është edhe vëllai i tij i vogël, Jim Belushi. Ndërsa bashkëshorten e tij, me të cilën qëndroi deri në vdekje, John e takon gjatë vitit të dytë në gjimnaz. Belushi njihet edhe si pionier i ahengut “Saturday Night Fever” dhe si shpikës i artikujve she shfaqjeve përcjellëse të filmave artistikë.

Talenti për teatër iu vërejt qysh në moshën e fëmijërisë. Më 1970, ai luan së bashku me Dan Aykroyd në bendin “The Blues Brothers”.

Ndërsa në gjithë SHBA-të bëhet i njohur me rolin e tij në emisionin televiziv “Saturday Night Live”, emision ky që është një nga shkallët e para për shumë aktorë që synojnë Hollywwoodin.

Në mars të vitit 1982, John Belushi u gjet i vdekur në dhomën e tij në Kaliforni. Mjekët e lidhën vdekjen e tij me përdorimin e substancave të ndaluara.

(Foto: Vince Bucci/Getty Images/Guliver)

Thuhet se në natën e vdekjes, ai priti në shtëpinë e tij miqtë e tij, Robin Williams dhe Robert De Niro. Në prill të viti 2004, 22 vjet pas vdekjes së tij, John Belushi u nderua me një yll në Hollywwood.