Kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May ka emëruar Boris Johnson ministër të jashtëm.
Johanson e udhëhoqi fushatën pro Brex-it, si dhe ishte kryebashkiak i Londrës.
Johnson zëvendëson në këtë detyrë Philip Hammond, i cili është bërë kancelar. Ish-sekretarja për Energjinë, Amber Rudd është caktuar ministre e Punëve të Brendshme. Ndërkohë, ish-kancelari George Osborne ka dhënë dorëheqjen.