Telegrafi

Johansen ekstradohet në Kosovë, akuzohet për plaçkitjen e 300 mijë eurove të PTK-së

Qëllimi i marrëveshjes së nënshkruar nga Johansen ka qenë themelimi i një kompanie të re e cila supozohej të quhej “Artet” dhe e njëjta do të merrej me zhvillimin e programit të telekomunikacionit në PTK.

“Sipas raportit të bërë nga Njësia e Hetimeve Financiare nuk është kryer asnjë veprim lidhur me zhvillimin e programit të telekomunikacionit nga kjo kompani, edhe pse PTK-ja për ketë program ka paguar 300.000 euro tek Norway Invest me 1 mars te vitit 2003. Nga kjo marrëveshje dyshohet se i dyshuari ka përfituar financiarisht”

Johansen dyshohet se ka kryer veprat penale, Shpërdorim të Pozitës Zyrtare ose Autorizimit dhe Lidhje të Kontratës së Dëmshme.

Ekstradimi i Johansen është kryer me sukses dje nga ana e Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, dhe i njëjti pritet të dalë sot para gjyqtarit të procedurës paraprake për t’u ballafaquar me veprat penale që i vihen në barrë. /Telegrafi/