Këtë të enjte në Maqedoni vjen eurokomisioneri evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn. është raportuar se Hahn do të merr pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme dhe të energjetikës (ekonomisë) në kuadër të konferencës ”Gjashtë kuçedrat e Ballkanit”, pëërcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, Johannes Hahn do të takohet edhe me liderët e partive politike që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dhjetorit siguruan ulëse në kuvendin e Maqedonisë.
Kjo është konfirmuar për agjencinë e lajmeve AIM nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.
”Komisioneri Hahn gjithashtu do të ketë biseda dypalëshe, ndër të cilat edhe me përfaqësues të të gjitha partive politike në vendin nikoqir”, ka deklaruar Kocijançiq./Telegrafi/