Site icon Telegrafi

Johannes Hahn në biznesin e kazinove në Maqedoni?

Pronarët e kazinove në Maqedoni janë problematikë. Me qindra miliona euro të importuara në kufirin e Maqedonisë me Greqinë, kazinotë kujtojnë për vendet e njohura botërore të kumarit si Makao, Estonia ose Las Vegasi. Por, çfarë fshehin krerët e industrisë së kumarit?

Qendra për Gazetari Hulumtuese Scoop Maqedonia ka hulumtuar për konfliktet me ligjin e pronarëve të tempujve të kumarit në Maqedoni, kazinotë Flamingo dhe Princes, si vazhdim i hulumtimit, i cili është kush në këtë biznes.

Kompania më e madhe botërore për lojërat e fatit Novomatik Ag, me seli në Austri, është e përfshirë në disa afera në vendet ku ajo vepron. Sipas Bloomberg-ut, “kazinotë në Paraguai, Peru dhe Afrikën Jugore – vendet ku vepron kompania Novomatik – u cilësuan nga SHBA-të si tuba për pastrim parash nga ana e bosëve kriminalë dhe baronëve të drogës”.

Disa afera ka edhe rreth ish-njerëzve kryesorë të kësaj kompanie. Prej këtij grupi nuk është përjashtuar as austriaku Johannes Hahn, Komisioneri Evropian i Zgjerimit dhe lehtësuesi i bisedimeve mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të opozitës, Zoran Zaev.

Sipas deputetit në Parlamentin austriak Peter Pilz, “Hahn ka negociuar dhe ka blerë një pronë në Austri me para në dorë”.

“Johannes Hahn, si drejtor ekzekutiv i kompanisë Novomatik, ka negociuar dhe ka blerë një objekt si pronë e kompanisë Novomatik me para në dorë. Kemi ngritur një aktakuzë kundër tij. Më vonë, edhe pronari paraprak i pronës të cilën e ka blerë Hahn në emër të kompanisë Novomatik, na konfirmoi se ai personalisht ka negociuar me Hahn“, thotë Pilz në intervistën për Scoop.

Ai shton se “ajo vepër është pastrim parash dhe evazion fiskal. Për këtë aferë mediat austriake kanë shkruar nga viti 2009 deri në vitin 2014. Në organet austriake është ngritur edhe një hetim zyrtar për këtë rast.

Përveç kësaj, në mediat austriake emri e komisionerit Hahn është përmendur edhe për plagjiaturë. Tereza Raiter, gazetare në Wiener Zeitung thotë se në publik objekt i akuzave ka qenë edhe titulli i doktoraturës së Khan-it.

“Është ngritur një bujë të madhe rreth origjinalitetit të doktoraturës së Hahn-it. Deputetët në parlament akuzonin se disertacioni i doktoraturës së Hahn-it në fakt është plagjiaturë“, thotë Raiter.

Ajo dyshon se Hahn ka lidhje kudo dhe se ai i përdor ato kur gjendet në situatë të keqe.

Përndryshe, Johannes Hahn në Novomatik hyn në vitin 1997 si anëtar i bordit të drejtorëve, kurse më vonë bëhet drejtor kryesor ekzekutiv i Novomatik-ut.

Punëdhënësi i mëparshëm i Hahn-it në vitin 2013 bleu kazinonë Flamingo në Gjevgjeli.

Për më shumë lexoni këtu

Exit mobile version