Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, në llogarinë e tij në Twitter mbrëmë ka përshëndetur vendimin e Kuvendit që më 30 shtator të mbahet referendum për marrëveshjen me Greqinë.
Ai i fton të gjithë qytetarët e Maqedonisë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, pasi sipas tij, bëhet fjalë për vendin e tyre dhe të ardhmen e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Përshëndes vendimin që të mbahet referendum në Maqedoni më 30 shtator për marrëveshjen historike për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. BE mbështet këtë marrëveshje dhe zbatimin e saj, si simbol i pajtimit dhe fqinjësisë së mirë në rajon. Ftoj gjithë qytetarët e Maqedonisë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike të votës. Është për vendin e tyre dhe për të ardhmen e tyre”, ka shkruar Hahn.
Përndryshe, në seancën e djeshme deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 68 vota “për” miratuan propozim-vendimin që më 30 shtator të mbahet referendum për marrëveshjen me Greqinë, ndërsa qytetarët do të votojnë për pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE, duke mbështetur marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë?”./Telegrafi/
Welcome the decision to hold a #referendum in ??on 30 September on the historic name agreement between ??and??. The #EU supports this agreement and its implementation as a symbol of reconciliation and good neighbourly relations in the region. 1/2
— Johannes Hahn (@JHahnEU) July 30, 2018
I call upon all citizens of ?? to make use of their democratic right to vote. It’s about their country’s and their own future! 2/2
— Johannes Hahn (@JHahnEU) July 30, 2018