Telegrafi

Johan i njohur si ‘Engjëlli’ nga ndihma për të mbijetuarit e Chapecoenses, takoi yjet e Real Madridit (Foto/Video)

Johan Alexis Ramirez, i njohur me nofkën ‘Engjëlli’ ka takuar yjet e skuadrës më të madhe në botë, Real Madridit.

Johan nga Kolumbia e mori këtë nofkë pasi që ndihmoi ekipet e shpëtimit për t’i drejtuar në vendin ku ndodhi tragjedia e madhe kur u rrëzua aeroplani i klubit brazilian Chapecoense.

Të gjithë u ndalën dhe u fotografuan me të

Ai u takua me të gjithë yjet e skuadrës, ndërsa e takoi trajneri Zinedine Zidane dhe na bashkëkombësi i tij James mori një fanellë më nënshkrimin e të gjithë lojtarëve.

Ai mori fanellë dhe top me nënshkrime

“James prezanton të gjithë kolumbianët. Ai është shumë emocionale dhe kjo është një gjë e mirë për mua. Kjo fanellë është një dhuratë shumë e mirë për mua, është nderë për mua”, ka thënë Johan.

Bale e Casemiro me Johanin

Në aksidentin e madh vdiqën pothuajse të gjithë futbollistë, duke shpëtuar vetëm tre prej tyre.

Nuk mungoi as Zidane

Klubi i Chapecoenses ka filluar garat në këtë vit në kampionatin brazilian. /Telegrafi/