Thjesht përzieni të gjithë përbërësit, shtoni erëza sipas dëshirës dhe vendosni në një blender
Lëreni të bashkohen, të bëhen kremoze dhe të parezistueshme, pastaj shijojeni.
Nëse keni përzier pjeshkat e ngrira, mund ta shijoni këtë desert menjëherë.
Shtoni kanellë ose nenexhik për ta plotësuar aromën, transmeton Telegrafi.
Ëmbëlsira më e thjeshtë e verës sapo është bërë edhe më e thjeshtë dhe është koha e duhur për ta përgatitur dhe për ta kënaqur veten me kos të vërtetë të ngrirë të verës.
Nevojiten:
– Pjeshkë
– Mjaltë
– Jogurt
– Lëng limoni.
Përgatitja:
Pjeshkat pritni dhe futni në frigorifer me ngrirje të thellë.
Të ftohta vendosni në blender dhe shtoni mjaltë, jogurt dhe lëngun e një limoni.
Përziejeni derisa të bëhen kremoze, rreth pesë minuta.
Mund ta shërbeni menjëherë jogurtin ose lëreni në frigorifer për një kohë më shumë.
Shijojeni.
/Telegrafi/