Telegrafi

Joga për persona me aritmi të zemrës

Shoqata Amerikane për Sëmundje të Zemrës ka bërë të ditur se 2,7 milionë njerëz në SHBA kanë dridhje të atriumit, gjendje në të cilën atriumi dhe ventrikuli i poshtëm, fillojnë të dridhen në mënyrë kaotike, në vend se të funksionojnë normalisht, ndërsa pulsi shpesh shpejtohet.

Personat me dridhje të atriumit ndjejnë dobësi, gulçim, shtypje në gjoks dhe dridhje rreth zemrës. "Te pacientët me dridhje të atriumit, joga zbut simptomat, ul shtypjen e gjakut dhe rregullon ritmin e zemrës, qetësohen shenjat e vështirësive dhe depresionit, ndërsa përmirësohet kualiteti i jetës", thuhet në studimin e Universitetit të Kanzas Sitit. /Telegrafi/