Nëse nuk kemi muskuj të fortë të shtyllës kurrizore, atëherë e gjithë fuqia e lëvizjes dhe peshës bartet drejtpërdrejtë në unazat e shtyllës dhe disqet.
Përshkrimi i ushtrimit
Uluni mbi thembra, duart vendosni mbi pjesën e sipërme të gjunjëve, shpina është e drejtuar dhe e relaksuar.
Duke marrë frymë ngritni duart e shtrira deri në nivel të supeve (me shuplaka të kthyera nga poshtë) dhe ngrihuni në gjunjë duke mbajtur shpinën drejt.
Duke lëshuar frymën përkuluni përpara dhe lëshoni shuplakat në dysheme, ashtu që edhe duart edhe këmbët të formojnë kënd të drejtë me dyshemenë.
Shtrihuni me shpinë sikur macja, ashtu që shpina të tërhiqet nga lartë. Njëkohësisht, lëshojeni kokën dhe drejtojeni shikimin kah kërthiza. E gjithë shtylla kurrizorë është e kërrusur, pastaj ngrihuni.
Duke marrë frymë kërruseni shpinën nga poshtë dhe çojeni kokën. Shtylla është sikur shalë, e tërhequr, ndërsa muskujt e barkut janë të lëshuar. Drejtojeni shikimin sa më lartë, ashtu që të tërhiqet pjesa e përparme e kafazit të kraharorit. Bëni këto lëvizje edhe tri herë në raport me frymëmarrjen. Pastaj, duke marrë frymë, ngrihuni në gjunjë dhe drejtojini duart përpara. Duke nxjerrë frymën kthehuni në pozicionin fillestar.
Dobitë nga ushtrimi
Relakson muskujt përgjatë shtyllës kurrizore duke e bërë atë të lëshuar dhe të lakueshme. Shpejton tretjen, lehtëson problemet menstruale, ndërsa është e mirë edhe për ushtrimin e frymëmarrjes së thellë.
/Telegrafi/