Ish-ligjvënës republikan, Joe Walsh, ka shpallur kandidaturën për president të SHBA-së nën petkun e republikanëve për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Në njoftimin e tij, Walsh tha se Trump nuk përfaqëson republikanët, por më të keqën e Amerikës.
“Unë jam Joe Walsh. Kam qenë ligjvënës republikan. Jam konservator. Po konkurroj pasi Donald Trumpi nuk na përfaqëson ne. Ai përfaqëson më të keqen e Amerikës”, tha ai.
Walsh më parë ka qenë përkrahës i presidentit Trump, por tani do ta sfidojë atë duke u bërë kandidati i dytë republikan që kërkon të rrëzojë miliarderin.
Ish-guvernatori i Masaçusetsit, Bill Weld njoftoi në prill se po konkurronte në zgjedhjet presidenciale. /kp/Telegrafi/