Edhe një muaj na ndajnë deri tek lansimi i kamionçinës Cybertruck, që kur u prezantua gati katër vjet më parë.
I ftuar në podkastin “Joe Rogan Experience”, shefi i kompanisë Tesla-s, Elon Musk ka ndarë disa detaje lidhur me automjetin e shumëpritur, transmeton Telegrafi.
Musk gjithashtu lejoi Joe Regan të testojë edhe durueshmërinë e Cybertruckut, sipas një video të publikuar në rrjetin social X (ish-Twitter).
Joe Rogan fires an arrow at the cybertruck while Elon smokes a cigar. It’s arrowproof. pic.twitter.com/Z49TZwr4lj
— Ian Miles Cheong (@stillgray) October 31, 2023
Në këto pamje, Regan goditi Cybertruckun me një shigjetë për të parë se si do të ishte kapaciteti i durueshmërisë tek kamionçina elektrike.
Musk, qëndronte anash, pinte një cigare dhe shikonte se çfarë po ndodhte. /Telegrafi/