Telegrafi

Joe Jonas ngjyros flokët me ngjyrë rozë, në përkrahje për gratë me kancer të gjirit

Muaji për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit ka filluar para disa ditësh.

Andaj, Joe Jonas ka demonstruar mbështetjen kundrejt grave me kancer të gjirit duke ngjyrosur flokët e tij me ngjyrë rozë, shkruan Daily Mail.

31-vjeçari këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke lënë të nënkuptohet veprimi i tij.

Një dukje e re e tij vjen pasi bashkëshortja, Sophie Turner, kishte rruar kokën gjatë pandemisë coronavirus në Los Angeles.

Atëkohë Turner ka qenë shtatzënë për herë të parë, teksa me 27 korrik solli në jetë vajzën Willa.

Vlen të përmendet se nuanca të tilla Jonas ka praktikuar edhe më parë, ndërsa në gush ishte kthyer plotësisht në biond. /Telegrafi/