West Ham United ka pësuar humbje si vendas prej skuadrës së Brightonit.
Por, më së shumti ka bërë bujë të madhe ajo se çfarë ndodhi sot pas takimit të ndeshjes hapëse të xhiros së nëntë të Ligës Premier.
Sipas të përditshmes angleze “The Sun” pas stërvitjes me skuadrën portieri është sulmuar nga tre hajdutë, teksa po i drejtohej veturës në parking.
“Ishin tre hajdutë me dy motorë dhe e rrethuan kur po hipte në veturë. I kanë marrë telefonin, bashkë me orën, portofolin dhe disa gjëra të çmuara”, ka pohuar një dëshmitar që e pa tërë skenën.
Ky ishte një episod i keq në jetën e portierit të huazuar nga Manchester Cityt, i cili shpëtoi pa ndonjë lëndim trupor.
Ndryshe, mediat raportojnë se trajneri kroat Slaven Bilic është pranë shkarkimit pas rezultateve të dobëta me West Hamin.
Theksojmë se shumë analist kanë kritikuar trajnerin Pep Guardiola se si e ka lënë të huazohet Hart te një skuadër tjetër, kur dihet se Citizens kanë probleme me portierë. /Telegrafi/