Site icon Telegrafi

Joe Hart për gabimin e Ajetit: Goli më komik që kam pësuar

Debutimi në Serinë A i Arlind Ajetit me fanellën e Torinos u shoqërua me një gabim nga mbrojtësi kuqezi.

Mbrojtësishqiptar tentoi ta kthente topin pas për portierin Joe Hart, por sfera u ndal në një pellg uji dhe sulmuesi i Empolit përfitoi për të shënuar.

Tabloidi “The Sun” në Angli e ka shfrytëzuar për të krijuar situata humoristike. Jo vetëm kaq, por media britanike ka shkuar më tej duke marrë edhe një opinion nga ish-portieri i Mançester City-it, Joe Hart.

“Ky ishte goli më komik që kam pësuar këtë sezon”, është shprehur portieri aktual i Torinos.

Lexo po ashtu Ajeti nuk e nisi mirë aventurën me Torinon, bën një gafë (Video)

Deklarata e portierit ka rënduar jo pak situatën e mbrojtësit shqiptar. Pas ndeshjes, ishte edhe vetë trajneri Sinisha Mihajloviç që e kritikoi Ajetin.

Exit mobile version