Telegrafi

Joe Gomez: Nuk ka gjë më të mirë se të luash për Liverpoolin

Mbrojtësi i Liverpoolit, Joe Gomez, ka folur për sezonin e ri te Reds.

Anglezi ka thënë se është shumë i lumtur që do vazhdojë edhe për një vit me skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp.

“Natyrisht që huazimi ishte një opsion gjatë verës. Të gjithë e kanë parë që gjatë sezonit të kaluar nuk kam luajtur në shumë ndeshje, por u tregova i qartë kur thash se dua të luaj në ndeshjet para-sezonale”.

“Nuk ka gjë më të mirë se të luash për Liverpoolin. Thjesht duhet të të presësh të të vij rasti”.

“Kur trajneri më tha se i duhesha për sezonin e ri ishte diçka e bukur pasi ishte diçka që e doja dhe unë”, ka thënë Gomez. /Telegrafi/