Telegrafi

Joe Gomez i ka kërkuar trajnerit të Anglisë mos ta suspendojë Sterlingun

Joe Gomez thuhet se i ka kërkuar Gareth Southgates që mos ta suspendojë Raheem Sterlingun për ndeshjet kualifikuese në Euro 2020.

Dyshja e ‘Tre Luanëve’ fillimisht ishin përplasur në fitoren 3-1 të Liverpoolit ndaj Manchester Cityt, për të vazhduar më pas në stërvitje.

Sterling raportohet se kishte tentuar ta kapte për fyti Gomezin, derisa kishin ndërhyrë bashkëlojtarët për ta qetësuar situatën.

Ylli i Cityt ka reaguar ën Instagram se nuk ka asgjë për ta zmadhuar dhe se situata është e qetë, por që përplasja mes tyre ka bërë që anësori të suspendohet.

Lexo po ashtu Sterling suspendohet nga Anglia pas zënkës me Joe Gomez në stërvitje

Mirëpo, anëtari i Liverpoolit ka kërkuar nga Southgate që ta rikthejë Stelingun në skuadër për ndeshjen ndaj Malit të Zi që zhvillohet të enjten.

Trajneri i kombëtares angleze deklaroi se lojtari i Citizens nuk do të jetë i pranishëm për takimin ndaj malazezëve dhe duket se nuk do ta kthejë vendimin mbrapa. /Telegrafi/