Site icon Telegrafi

Joe Gomez ishte larguar me një gërvishtje në sy pas zënkës me Sterlingun

Raheem Sterling nuk e mori edhe aq mirë humbjen e Manchester Cityt ndaj Liverpoolit në fundjavën që shkoi.

Sulmuesi anglez kishte përfunduar duke u zënë me bashkëkombësin e tij dhe lojtarin e The Reds, Joe Gomez.

Dyshja angleze kishin një zënkë verbale në sfidën që Liverpooli e fitoi 3-1 ndaj Citizens, derisa ajo kishte vazhduar edhe të hënën e kësaj jave.

Sterling dhe Gomez kishin vazhduar me përplasje edhe në stërvitjet e ‘Tre Luanëve’ për ndeshjen ndaj Malit të Zi, derisa ky i fundit kishte përfunduar me gërvishtje në sy.

Lexo po ashtu Sterling suspendohet nga Anglia pas zënkës me Joe Gomez në stërvitje

Me këtë rast, anësori anglez është suspenduar për ndeshjen ndaj malazezëve dhe këtë gjë e ka konfirmuar trajnerin Gareth Southagte.

Sterling më pas ka sqaruar se situata me bashkëkombësin e tij ka kaluar dhe ata janë pajtuar, por i ka uruar kombëtares së tij fitore për të enjten në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version