Telegrafi

Joe Cole: Meritoj më shumë respekt

“Unë kam vjedhur dhe kam dhënë mjaft topa. Njerëzit që më përkufizojnë si statik janë vërtetë të pafytyrë. Ejani dhe më shikoni për pesë ose gjashtë ndeshje. Nuk besoj se ka ndonjë mesfushor apo anësor që punon më shumë se unë”.

“Dua t’i ndihmoj ekipit tim. Shpeshherë e teproj dhe duhet të jem ndoshta më i mençur, por tani nuk kemi kohë për atë. Tani është koha kur nuk duhet të bëjmë gabime. Nëse nuk bëjmë gabime mund të fitojmë dy tituj në fund”, deklaroi Joe Cole. /Telegrafi/