Telegrafi

Joe Cole lojtar i Milanit?

Corriere dello Sport shkruan se Cole ka blerë një shtëpi në Milano dhe Rossonerët tashmë kanë filluar të mendojnë për pozitën e tij në Milanello.

Thuhet se Milani ka kontaktuar me anglezin përmes David Beckhamit, që duket se e ka kryer punën e tij me sukses. Buxheti i skuadrës kuqezi për këtë afat kalimtar është tejet i kufizuar, ndërsa statusi i Cole, si transfer me parametra zero, është atraktiv për klubin nga San Siro. /Telegrafi/