Site icon Telegrafi

Joe Biden viziton varrin e djalit të ndjerë që ishte ushtar i KFOR-it

Joe Biden ka vizituar dy vende të shenjta për të para se të shkon drejt vendlindjes, Scarton.

Kandidati demokrat së bashku me bashkëshorten e dytë, Jill, ka vizituar dy varreza të ndryshme familjare.

Në fakt, së pari ai vizitoi një kishës lokale, Shën Jozef në Brandywine të Delawares, raporton BBC.

Në varret e kësaj kishe, Biden ka varrosur gruan e tij të parë dhe vajzën e mitur, të cilët vdiqën pas një aksidenti automobilistik në vitin 1972.

Më pas, 77-vjeçari ka vizituar varrin e djalit të ndjerë, Beau, i cili vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015 në moshën 46 vjeçare.

Theksojmë se Beau ka shërbyer në Kosovë, si ushtar i trupave amerikane në kuadër të KFOR-it.

Ndryshe, Biden po përballet me kandidatin republikan, Donald Trump, i cili aktualisht është president i SHBA-së. /Telegrafi/

Exit mobile version