Site icon Telegrafi

Joe Biden viziton senatorin Bob Dole pas diagnostikimit me kancer

Presidenti amerikan Joe Biden ka vizituar të shtunën senatorin Bob Dole, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, pasi përfaqësuesi nga Kansas, i pensionuar tashmë, ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë është thënë se të dy politikanët, kanë shërbyer bashkë në Senat dhe Dole “është mik i afërt” i presidentit Biden.

Dole, i nominuar për president nga republikanët më 1996, ka qenë një prej republikanëve që kanë thënë zëshëm pas zgjedhjeve të 3 nëntorit të vitit 2020, se Biden ka fituar.

“Zgjedhjet kanë mbaruar dhe [Joe] Biden do të jetë president më 20 janar. Unë e di që presidenti nuk e ka pranuar humbjen dhe mund të mos e pranojë kurrë, mirëpo ai nuk do të jetë në Shtëpinë e Bardhë më 21 janar”, ka thënë Dole në dhjetor të vitit të kaluar, duke iu referuar ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Dole, 97-vjeçar ka bërë të ditur lajmin për kancer më 18 shkurt.

Lexo po ashtu Miku i madh i shqiptarëve Bob Dole, diagnostikohet me kancer në mushkëri

“Së fundmi, janë diagnostikuar me kancer në mushkëri, në fazën e katërt. Trajnimi im i parë do të nisë të hënën. Teksa kam disa pengesa përpara, unë e di se iu bashkohem miliona amerikanëve që po përballen me sfidat e tyre shëndetësore”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Dole ka shërbyer për 27 vjet si senator amerikan nga Kansas.

Në janar të vitit 2018, ai është shpërblyer me Medalje të Artë nga Kongresi, njëherësh çmimi më i lartë civil që ndan ky institucion.

Dole ka udhëhequr një delegacion të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1990.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, busti i tij është vendosur në Prishtinë.

Lexo po ashtu Prishtina bëhet me bustin e senatorit Bob Dole

Përmes një video-mesazhi, senatori Dole ka shprehur mirënjohje për inaugurimin e bustit.

“Më vjen keq që nuk mund të jem me ju në inaugurimin e bustit, më kujton kohën e para 30 vjetëve. Tridhjetë vjet kemi punuar për të krijuar një shtet të fortë dhe shpresoj se do të vazhdoni të punoni për t’u bërë edhe më të fortë”, ka thënë Dole. /REL/

Exit mobile version