Telegrafi

Joe Biden tha se “Putini do të paguajë një çmim” – reagon presidenti rus, vjen me një “ofertë” për homologun amerikan

Presidenti rus Vladimir Putin i është përgjigjur presidentit amerikan Joe Biden duke kërkuar nga homologu i tij që të kenë një diskutim të drejtpërdrejtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, reagimi i Putinit vjen pas paralajmërimit të fundit të Biden se Putini do të “paguante një çmim”, pas një raporti që përmban prova të përpjekjes së ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2020.

“Unë veçse kam menduar për këtë tani”, i tha Putini një reporteri të enjten në Moskë. “Unë dua të ftoj Presidentin Biden të vazhdojë diskutimin tonë, por me kusht që ta bëjmë atë drejtpërdrejtë. Por pa asnjë vonesë, drejtpërdrejt në një diskutim të hapur, të drejtpërdrejtë”.

Putin ka thënë më tej se “si dy superfuqitë kryesore të botës”, ai mendoi se dialogu do të ishte interesant për SHBA-në dhe popullin rus, si dhe për komunitetin ndërkombëtar.

Ndryshe, reagimi i presidentit rus vjen pasi Biden mori vëmendjen e të gjithë mediave, kur gjatë një interviste u pyet nëse ai mendonte se Putini ishte një “vrasës”, të cilit ai u përgjigj “Po mendoj”.

Sipas FoxNews, një raport i deklasifikuar i lëshuar të martën nga Zyra Amerikane e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, zbuloi se Rusia u përpoq të ndikonte në opinionin publik, kundër Bidenit.

Dhe kërcënimi i Biden ishte: “Ai do të paguajë çmimin, do ta shihni së shpejti”.

Si rezultat, Rusia tërhoqi ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara pas deklaratave të presidentit amerikan. /Telegrafi/