Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do të njoftojë ofertën e tij presidenciale të enjten me një video në internet, kanë bërë të ditur burime të njohura me planet për CNN-në, duke iu përgjigjur më në fund një nga pyetjeve të mbetura varur gjatë garës Demokratike të vitit 2020.
Siç shkruan ky medium, përcjell Telegrafi, ekipi i ish-zëvendëspresidentit ka hedhur bazat e fushatës për muaj me radhë, me vendimin e Biden që po bëhet gjithnjë e më pak sekret.
Por tani, siç thuhet tutje, ai i ka dhënë dritën jeshile këshilltarëve të tij.
Kështu, vlerësohet se Biden po përballet me një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij gjysmë shekullore në politikë.
Ai është planifikuar të mbajë ngjarjen e tij të parë të fushatës në Pitsburg, të hënën, ka thënë një burim.
Ai është duke u futur në një garë tashmë në progres, me gjasë duke u bërë demokrati i 20-të për të deklaruar kandidaturën. /Telegrafi/