Telegrafi

Joe Biden rrëzohet tri herë derisa po ngjitej shkallëve të aeroplanit presidencial – Air Force One

Presidenti amerikan Joe Biden është rrëzuar tri herë, derisa po ngjitej shkallëve të aeroplanit presidencial i njohur ndryshe si Air Force One.

Biden 78-vjeç, arrin të ngritet shpejt pas rrëzimit të parë, por pa i kaluar dy shkallë tjera i ndodh sërish. E sikur kjo të mos mjaftonte ai rrëzohet edhe për herë të tretë, transmeton Telegrafi.

Ky moment i pakëndshëm ka ndodhur pak para nisjes për në Atlanta, ku presidenti amerikan pritet të takohet me komunitetin aziatik, pas të shtënave që ndodhën disa ditë më parë në disa qendra masazhi, ku humbën jetën tetë persona.

Shumica e të vrarëve ishin me prejardhje nga Azia, dhe dyshohet se sulmi është kryer mbi urrejtjen racore, ndërsa autori i sulmit është kapur nga autoritetet e sigurisë. /Telegrafi/