Presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden, do të jetë presidenti më i moshuar amerikan, që ka bërë betimin si president i Shteteve të Bashkuara.
78-vjeçari ka fituar kundër kandidatit nga radhët e republikanëve, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, transmeton Telegrafi.
Ai sot është shoqëruar nga bashkëshortja në ceremoninë e inaugurimit në Capitol, ku po marrin pjesë edhe shumë ish-presidentë si Barack Obama, Bill Clinton dhe George Bush.
Në anën tjetër në shoqërimin e Biden është parë edhe Kamala Harris, zëvendëspresidentja e re amerikane, e cila nga sot do të ushtrojë këtë post. /Telegrafi/