Telegrafi

Joe Biden president, analisti politik shpërthen në lot gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Televizioni amerikan CNN ishte një prej mediumeve të para që ka raportuar për fitoren e demokratit Joe Biden, që rrëmbeu 20 votat elektorale në Pennsylvania dhe kështu u bë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara.

Rrjeti amerikan pretendon me bindje të plotë që Biden ka fituar 20 votat elektorale në Pennsylvania dhe se tani i ka mbi 280, e për hyrjen në Shtëpinë e Bardhë, kandidatit i nevojiten 270 vota elektorale, transmeton Telegrafi.

Analisti politik, Van Jones, nuk ka mundur të përmbahet gjatë transmetimit live – ai ka shpërthyer në lot.

“Është një ditë e mirë për vendin tonë – më vjen keq për qytetarët që kanë humbur jetën nga COVID-19”, ka shtuar Jones. /Telegrafi/