Telegrafi

Joe Biden me mesazh falënderues për bashkëshorten e tij, pas mbërritjes në Capitol

Pak kohë pasi arriti në Capitol për inaugurimin si president, Joe Biden ka bërë një postim në Twitter dedikuar bashkëshortes së tij, Jill.

“Të dua, Jilly, nuk mund të isha më mirënjohës që të vazhdojë me ty në rrugëtimin përpara”, ka shkruar ai.

Kjo përfshinte një video të shkurtër të çiftit duke mbajtur duart me njëri-tjetrin, derisa po arrinin në ceremoni.

Joe Biden së bashku me zëvendëspresidenten Kamala Harris tashmë kanë arritur në ceremoninë e inaugurimit, derisa këtë vit është duke u zhvilluar më ndryshe për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Lexo po ashtu LIVE: Joe Biden dhe Kamala Harris mbërrijnë në Capitol, fillon ceremonia e inaugurimit

Inaugurimi ka filluar në orën 16:00, teksa në ceremoninë e 59-të do këtë një numër të vogël të pranishmëve duke respektuar masat për parandalimin e COVID-19.

Joe Biden dhe Kamala Harris mbërrijnë në Capitol, fillon ceremonia e inaugurimit

Në mesin e zyrtarëve që do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit janë Barack dhe Mishelle Obama, Bill dhe Hillary Clinton si dhe George Bush. /Telegrafi/